Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Situata alarmante", gazetari: Drograt sintetike në Shqipëri s'kanë qenë kulturë, kanë ardhur nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb

"Situata alarmante", gazetari: Drograt sintetike në Shqipëri

Trafikimi dhe përdorimi i trafikimit të drograve sintetike është një fenomen gjihmonë dhe më shumë shqetësues, më tepër në ambientet brenda dhe jashtë shkollave.

Për këtë fenomen, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se është një situatë alarmante. Ai shtoi se këto lloj drogash janë më të rrezikshme se ato natyrale dhe po vrasin gjithnjë e më shumë të rinj.

Hoxha tha se për shkak se shiten lirë, ato shpërndahen gjerësisht jo  vetëm nëpër gjimnaze, por edhe nëpër shkolla 9-vjeçare.

Fenomeni problematik që ka Shqipëria sot është trafikimi dhe rritja e përdoruesve të drogave sintetike. Janë vrasëse. Problemi më i madh nuk janë drograt natyrale, kjo e reja ka një problem tjetër. Ketanima, fentanili është i frikshëm MDA.

Të gjitha këto, drograt sintetike në Shqipëri nuk kanë qenë kulturë, kanë ardhur nga Kosova. Përdoren gjatë gjithë sezonit turistik dhe gjatë festave. Ato janë shkatërruese. Ti me një kokërr ekstazi mund të shkosh edhe 72 orë pa pushim. Janë shumë të lira në treg kto, stimuluesi i kalit, e kanë efektshmërinë 100 herë më të lartë se heroina.

Numri i vdekjeve vjet ishte i frikshëm, më i lartë se i të vrarëve. Trafikantët po synojnë moshat e reja, edhe te 9-vjeçaret. Përdorimi i saj në organizmin e të rinjve, është shkatërrues. Imagjinoni në një vend si Shqipëria, kontrolli nga Kosova është lehtësisht i kalueshëm.”- u shpreh Hoxha.

Drogat sintetike si kërpudhat apo amfetaminat dhe metamfetamina preferohen për shkak të efektit të shpejtë dhe gjendjes halucinante që stimulojnë te përdoruesi.

Në Shqipëri, vitet e fundit kanë filluar e përdoren mes të rinjve ato që njihen si drogat e “high level” të festave private, pak të njohura por që kanë rreziqe shumë të mëdha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese