Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sillnin drogë me postë nga Kalifornia në Shqipëri, dalin FOTOT, kush ishte “koka” e grupit

Shkruar nga Newsbomb
Sillnin drogë me postë nga Kalifornia në Shqipëri, dalin
Jurgest Luzi dhe Skender Vata

Personat që shihni në foto janë dy të rinjtë, Skënder Vata dhe Jurgest Luzi, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “California”

Dy të rinjtë akuzohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri me anë të shërbimit postar.

Sillnin drogë me postë nga Kalifornia në Shqipëri, dalin
Jurgest Luzi dhe Skender Vata

Burime për mediat bëjnë me dije se 27-vjeçari Skënder Vata dyshohet se ka qenë organizatori i  skemës së futjes së drogës me postë. Ai në këtë “biznes” kishte përfshirë edhe 24-vjeçarin, Jurgest Luzin, ku ky i fundit mësohet se kishte rolin për të marrë ëndën narkotike nga posta.

Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se pakoja me drogë ishte dërguar nga Kalifornia në Shqipëri me emrin e një tjetër personi, me origjinë nga qyteti i Korçës. Deri më tani identiteti i këtij personi nuk është bërë me dije për mediat, teksa po verifikohet nëse ky shtetas është i përfshirë në këtë skemë kriminale apo jo.

Kanabisi me përmbajtje të lartë THC që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, është i destinuar për tregun vendas për shitje dhe vetëm një grap mund të blihet 50 euro.

Kjo lëndë narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës blihet me çmimin 10 mijë dollarë kilogrami, ndërkohë kur sillet në vendin tonë shifra shumfishohet duke shkuar deri në 50 mijë euro kilogrami.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në kuadër të procedimit penal me metoda speciale hetimore, nr. 3748 të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "California".  

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vunë në pranga shtetasit  S. V., 27 vjeç dhe J. L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese