Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e taksisë në zonën e ish-Bllokut. Vjedhja më e madhe e shënuar gjatë kohëve të fundit në Tiranë.
Bëhet me dije se Policia ka zbardhur gjithë internerarin e grabitjes së taksisë në zonën e ish Bllokut ku u vodhën 200 mijë euro. Si autorë të ngjarjes janë identifikuar 4 gjeorgjianë të shpallur në kërkim, Levan Kiria, 30 vjeç, Tengiz Natchkebia, 36 vjeç, Noshrevani Kutalia, 30 vjeç dhe Yousuf Bozkurt, 31 vjeç.
Skema ishte e organizuar nga 4 personave e lartëpërmendur, dy prej të cilëve kanë qenë me motor të cilët dhe kanë marrë paratë nga taksia ndërsa dy autorët e tjerë kanë qenë të vendosur tek zona e ish stadiumi Dinamo me makinë. Pas grabitjes dy personat me motor janë nisur drejt stadiumit Dimano dhe janë larguar me makinë duke lënë pas motorin që tashmë është sekuestruar nga policia.
Nga verifikimet e mëtejshme, motori ka rezultuar nën pronësinë e një shtetasi rus. Hetimet nuk e kanë mohuar faktin që mund të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë në grabitjen e parave, të cilët mund të kenë luajtur rolin e informatorit të lëvizjeve të taksistit dhe të shumave që po transportonte.
Ngjarja ka ndodhur në 4 tetor kur disa persona thyen xhamin e një taksie dhe vodhën një qese me para që ndodhej në makinë.
Taksisti punonte si korrier për një exchange dhe po transportonte para me vlerë mbi 220 mijë euro drejt një banke të nivelit të dytë. Në momentin e grabitjes taksisti ndodhej në makinë dhe personat i janë afruar me motor dhe kanë marrë paratë.