Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Si u tentua të vritej Lulzim Masha, "MATRIX" zbërthen porosinë për eleminimin e pronarit të shkollës "Wilson"

Shkruar nga Newsbomb
Si u tentua të vritej Lulzim Masha, "MATRIX" zbërthen
Nuredin Dumani-Suel Çela

Duket se “çmontimi” i aplikacioni do të zbardhë dhe të tjera ngjarje kriminle. Ka qenë vetë Nuredin Dumani, ai i cili pasi mori statusin e “pentitos”, tregoi se komunikimet mes anëtarëve të grupeve kriminale në Shqipëri bëheshin edhe përmes “Matrix”, jo vetëm me Sky ECC.

Madje sipas tij, edhe kreu i bandës së Elbasanit, Suel Çela, e kontaktonte nëpërmjet kësaj platforme, ku i jepte porosi për të kryer vrasje me pagesë. Një prej tyre e ka dëshmuar më 2022, për atentatin ndaj pronarit të shkollës “Wilson” në Tiranë.

Edhe vetë Nuredin Dumani ka qenë përdorues i këtij aplikacioni dhe gjatë dëshmisë së dhënë e ka përmendur tre herë fjalën “Matrix”.

Kujtojmë që në Janar të 2022, Lulzim Mashës u tentua t’i bëhej atentat në zonën e "Liqenit të Thatë". Një person qëlloi disa herë me armë zjarri drejt makinës me të cilën udhëtonte Masha, por që fatmirësisht plumbat nuk e prekën.

Dëshmia e Dumanit:

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix, më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro.

Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do t’i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.

Rikun në Matrix e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që m’i kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Ëilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit...

Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma.

Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese