Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shyqyri Dade akuzon Policinë e Tiranës: I padrejtë dhe joprofesional njoftimi juaj për vdekjen e Arben Tafaj

Shkruar nga Newsbomb
Shyqyri Dade akuzon Policinë e Tiranës: I padrejtë dhe
Ilustrim: Shyqyri Dade - Arben Tafaj

Ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit, Shyqyri Dade ka akuzuar Policinë e Tiranës për komunikatën zyrtare që ka lëshuar mëngjesin e kësaj të marte, 3 Dhjetor 2024, për ndarjen nga të politikanit dhe intelektualit Arben Tafaj.

"Me indinjate, shpreh keqardhjen per njoftimin joprofesional te Policise se Shtetit, dhe te gjithe atyre qe e pasuan ate njoftim. Nje tragjedi e tille familjare, shoqërore, dhe aq me teper kur behet fjale per figura te njohura, ka nevoje per me shume respekt dhe me shume njerzillik.

Vdekja aksidentale e Benit nuk i meriton komentet dhe dyshimet negativiste te shprehura ne komunikatën e panevojshme te Policise", shkruan Shyqyri Dade, teksa i shpreh ngushëllimet familjes Tafaj për ikjen e parakohshme të më të shtrenjtit të tyre.

"Jashte mase i hidhëruar nga lajmi i rende qe mora per ndarjen nga jeta te shokut, mikut, vëllait tone Arben Tafaj. Beni ishte nje qytetar dhe njeri model, nje mik dhe shok, nje vella, dhe nje familjar i përkushtuar. Me largimin e tij nga jeta, ai do te na mungoje shume. Do te na mungojnë vetite e tij pozitive, aftësia e tij per te komunikuar me te gjitha nivelet, aftësitë e tij menaxhuese e drejtuese.

Prehu ne Paqe i dashur Beni. Do te jesh gjithmone prane nesh. Ne kemi se çfare te kujtojme, se ti ke lene pas kujtime te bukura, veprime humane dhe njerzillik e qytetari, aq te pakta ne keto kohe", përmbyll reagimin e tij ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit dhe mik i Arben Tafaj.

Familja Tafaj ka ndarë këtë mëngjes lajmin e trishtë për vdekjen e politikanit dhe qytetarit model Arben Tafaj. Kryetari i Shoqatës Tirana ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht në shkallë dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate, në orë 00:40.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese