Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shullazi i dha urdhrin nga qelia, zbulohet emri i personit që rrahu bashkëshortin e gjyqtares Dollani

Shkruar nga Newsbomb
Shullazi i dha urdhrin nga qelia, zbulohet emri i personit që rrahu
Saida Dollani dhe Emiljano Shullazi

Fabio Ballabani është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Për këtë arsye ndaj Shullazit, përveç akuzës së vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, rëndojnë akuza e futjes së sendeve të palejuara në ambientet e burgut 313 dhe akuza e rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollanit.

Gjyqtarja Dollani, ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti. Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.

Si rezultatet i hetimeve nga SPAK dhe zbërthimit të “Sky Ecc”, personat të cilat urdhëruan rrahjen e burrit të Saida Dollanit, kanë qenë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka si dhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Vetë bashkëshorti i gjyqtares, Prifti, gjatë dëshmisë së dhënë në Gjykatë në vitin 2019 tregoi kërcënimet që kishte marrë nga disa persona dhe se si ata i vendosën pistoletën në gojë.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë.

Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, ka qenë kjo dëshmia e bashkëshortit të Dollanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese