Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shuhet At Antonio Belushi, arbëreshi me shpirtin flori

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet At Antonio Belushi, arbëreshi me shpirtin flori
Prifti arbëresh Antonio Belushi

Është ndarë sot nga jeta At Antonio Bellusci (Belushi) arbëreshi i cili njihet edhe me titullin ”Ati shpirtëror i Arbëreshëve”.

I lindur në vitin 1934 Antonio Belushi (Bellusci), i arsimuar për klerik, gjithë jetën ja ka kushtuar qenies arbëreshe, mbijetesës së "gjakut të shprishur". Veprimtaria e tij është shtrirë shumë përtej asaj të një kleriku dhe kap majat që ka njohur bota arbëreshe  në kohën tonë.

I quajtur edhe si “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, At Antonio Bellusci njihet për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të komunitetit që prezantonte. Më shumë se kaq, ai ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar, gjithandej nëpër botë. Po ashtu Bellusci njihet si mbështetës i arvanitasve të Greqisë, të cilët i ka njohur dhe studiuar mbase si askush tjetër.

Në datën 19 Qershor rreth ores 20 u ngjit drejt qiellit shpirti kollosit, të Arbërisë, At Antoni Bellusci që prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ky bir sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë, nënshtetas Italjan, qytetar dhe bir i Kosovës, Shqipërisë, vëllai i gjithë shqiptarëve në të gjitha konteinentet ia kushtoi tërë jetën e tij, edhe energjinë e fundit botës Arbërore!

At Antonio Bellusci Lindi në Frasnitë,qytezë arbëreshe më 15 Shtator 1994. Përfundon Studimet Universitare në Filozofi pranë Kolegjit greko- bizantin në Romë. Shugurohet Prift në 1962.

AT Belleusci ishte studiues, hulumtues i botës arbëreshe dhe asaj arvanitase.

Profesor Doktor Bellusci, është autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën, etnografinë arbëreshe. Hulumues për rreth 40 vjet tek arvanitasit e Greqisë, të cilat i ka përmbledhur në dy vepra .

Është Autor i listës së 920 fshatrave arvanitas me toponimet e tyre origjinale, ku janë rregjistruar dhe incizuar më tepr se 3000 persona.

Mik i ngushtë i Arisidh Kollja, Vagjel LLjapi, Jorgo Miha e shumë arvanitas të tjerë, që ruajtën dhe ruajnë identitetin e tyre arbëror.

I vetmi pjesëmarrës arbëresh në Kuvendin Ilir më 1972.

Themelues i revistës “Vatra jonë” 1963

Themelues i revistës Internacionale “Lidhja”, 1980

Themelues i Qendrës albanologjike, 1980

Themelues i Bibliotekës A. Bellusci 1960.

Hapi shkollën e parë për Fëmijët shqiptarë në diasporë pranë bibliotekës së tij në vitin 1994

Mbrojtësi i Çështjes së Kosovës, duke qenë i pari që në 1989, kur Kosova dikutohej ende për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, Ai hodhi tezën Kosova Republikë!

Ishte i pari që në vitet 1998-1999 luftën ndaj Kosovës e konsideroi një gjenocid, dhe i dedikoi po në këtë vit artikuj por edhe kopertinën e Revistës së tij “Lidhja” kësaj tragjedie bërë popullit kosovar.

Puna dhe veprimtaria e tij është nderuar me:

Medalje Presidenciale nga Presidentja e Kososovës Vjosa Osmani

Medalja Naim Frashëri me urdhër të Presidentit Të Republikës së Shqipërisë

Medalja Lidhja e Prezërenit nga Presidenti Ibraim Rrugova

Medalja e Nënë Terezës

At Bellusci ishte i vetmi Antar Nderi i Lobit Lidhja shqiptare- amerikane Amerikan themeluar nga Ish senatori amerikan arbëreshi Dioguardi për çështje e Kosovës.

At Bellusci në thjeshtësinë e dashurinë e e tij punoi për ruajtjen e gjuhës, kulturës tek arbëreshët e Italisë, tek arbëreshët, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve përforcoi dhe rriti ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhen shqiptarë që mos të harrojnë gjuhën shqipe.

Çdo gjë që rrethonte botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese