Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shuhen shpresat e Dritan Dajtit për të dalë nga burgu, rikthehet te burgimi i përjetshëm

Shkruar nga Newsbomb
Shuhen shpresat e Dritan Dajtit për të dalë nga burgu, rikthehet
Dritan Dajti

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënim përjetë për Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të Policisë së Shtetit.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar Gjykatën e Apelit, e cila vendosi dënimin me 25 vite burg për Dajtin. Tashmë Gjykata e Lartë ka rrëzuar Apelin dhe ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për dënim përjetë për Dajtin.

“Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, njofton gjykata.

Kush është Dritan Dajti?

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Dajti akuzohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo në Tiranë.

Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qëndroi 6 vite në arrati.

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht. Teksa ka kaluar 14 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë edhe disa vite në burg.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese