Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares së dosjes

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj kërkon
FotoArkiv/ Ilir Beqaj ne SPAK

Është shtyrë për në datë 23 Janar seanca paraprake për dosjen e “Streilizimit”. Vendimi u mor pasi avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkuan përjashtimin e gjyqatres.

Avokatët mbrojtës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, me argumentin se ajo nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka treguar ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal.

Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit.

Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për konçesionet.

Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed