
Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi pasi ndodhej jashtë vendit në disa angazhime të tjera. Njoftohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 31 Janar.
Kujtojmë se disa dit më parë GJKKO pranoi kërkesën e Alqi Bllakos në lidhje me hetimet e Inceneratorit të Tiranës. Bllako kërkoi ë gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, që do të thotë se, nëse shpallet fajtor, i ulet 1/3 e dënimit.
SPAK ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke dhënë edhe argumentet përse kërkon dënimin e Alqi Bllakos.
Në total janë 12 të pandehurve për aferën korruptive të incineratorit të Tiranës, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj e Silena Tola, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën.