Hapësire reklamuese


Aktualitet

Shtëpia ku strehohej u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Shtëpia ku strehohej u përfshi nga flakët, humb jetën i
Pamje nga banesa e përfshirë nga flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Si pasojë e zjarrit raportohet që të ketë humbur jetën një i moshuar, rreth 70 vjeç.

Burime bëjnë me dije se i moshuari ishte i pastrehë, por qëndronte shpeshherë gjatë natës në këtë shtëpi, e cila ishte e braktisur prej kohësh.  

Fatkeqësisht, ekipi i shpëtimit nuk ka mundur t’a nxjerri të gjallë 70 vjeçarin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Banorët e zonës njoftuan zjarrëfikësen dhe shërbimet e emrgjencës, për zjarrin si dhe për mundësinë që burri i pastrehë të ndodhej brenda në këtë shtëpi.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, si dhe nxjerrjen e trupit të 70- vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese