Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur në lidhje me sulmin terrorist të shënuar pak ditë më parë në veri të Kosovës.
Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se është zbuluar një hartë e Rusisë, për sulmet mbi Evropë, e ku Kosova dhe Shqipëria janë të rrethuar me të kuqe.
“Është shfaqur një hartë që mbahej sekret, e Rusëve. Harta e sulmeve mbi Evropën. Jemi edhe ne, është dhe Kosova… e rrethuar me të kuqe. Janë harta me veprime subversive që do bëhen. Ka filluar plani në Angli me shpërthimin e depove të mëdha të predispozuara për në Ukrainë, shpërthime në Baltik, të një avioni me ndihma. Kemi telefonata pafund në Evropë për vendosje bombash dhe në Çeki në rrjetin e trenave”, tha eksperti për “Top Story” në “Top Channel”.