Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë Tiranën!

Shkruar nga Newsbomb
Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Ndertesa Skenderbeu ne Tirane

Tirana po shndërrohet çdo ditë në një labirint betoni, ku rrugët e dikurshme të hapura po ngushtohen mes ndërtesave të larta dhe horizonti po zbehet pas hijes së kullave të reja.

Kryeqyteti është duke kaluar një valë zhvillimi me rrokaqiejt të cilat po marrin jetë çdo ditë e më shumë.

Studio si MVRDV, Stefano Boeri dhe OODA janë “magjepsur” nga Tirana dhe po “shfrenojnë” imagjinatën dhe ambicien e tyre duke transformuar kryeqytetin tonë me ndërtesat shumëkatëshe.

Më poshtë do të gjeni dhe shtatë nga ndërtesat më intriguese në Tiranë: 

Ndërtesa Skëndërbeu nga MVRDV:

Një ndër rrokaqiejt më intrigues në Tiranë është dhe ndërtesa mu në qendër të kryeqytetit, pranë 15-katëshit e cila është modeluar sipas bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Studio holandeze MVRDV , e cila rinovoi Piramidën e Tiranës, ka projektuar edhe "Shkëmbin e  Tiranës” ose "Ndërtesa Skënderbeu" e cila do të jetë 85 metra e lartë për t’u kthyer në një pikë referimi të veçantë për qytetin.

"Këto ditë, qytetet në mbarë botën duken gjithnjë e më shumë si njëri-tjetri, unë gjithmonë i inkurajoj ata që t'i rezistojnë kësaj, të gjejnë karakterin e tyre individual dhe ta theksojnë atë," tha partneri themelues i MVRDV, Winy Maas.

"Për mua, ndërtesa Skënderbeu është një mundësi për të bërë pikërisht këtë. Ajo sjell kuptim të ri në elementët ekzistues të arkitekturës shqiptare”, shtoi ai.

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Ndërtesa Skëndërbeu nga MVRDV:

Hora Vertikale nga OODA:

E përbërë nga 13 vëllime kubike të shkallëzuara, Hora Vertikale është projektuar nga studio portugeze OODA. Secili prej kubeve, i cili do të ketë përmasa 22.5 metra me 22.5 metra, do të përmbajë shtatë kate apartamentesh. Pas përfundimit, ndërtesa do të jetë 140 metra e lartë.

"Çdo kub mishëron një koncept unik në lidhje me artin dhe është gjithashtu i frymëzuar nga gjuha vendase", tha OODA. "Rezultati është një ndërtesë që lë një shije të mirë si për vizitorët e qytetit ashtu edhe për ata që jetojnë atje.”

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Hora Vertikale nga OODA

Bond Tower nga OODA:

Studio arkitekturore OODA është duke projektuar gjithashtu edhe dy rrokaqiej të lidhura që përkulen drejt njëra-tjetrës. Ato do të ngrihen në rrugën Dritan Hoxha në perëndim të qytetit të Tiranës.

Kulla ka 50 kate dhe shtrihet në një terren prej 55,000 m2. Frymëzimi për këtë arkitekturë është piktura e famshme “Puthja” nga Gustav Klimt. Sipas studios, kjo kullë do të simbolizojë përparimin dhe zhvillimin urbanistik të Tiranës

“Karakterizuar nga dy vëllime të ndërlidhura me lartësi të ndryshme që takohen në një plie në peizazhin urban, duke krijuar një siluetë që të kujton hirin e baletit, ndërveprimi i këtyre formave shmang krijimin e një vëllimi masiv urban, duke i dhënë ndërtesës një prani elegante dhe ikonike”, tha studio OODA.

Kur të përfundojnë ndërtimet, në ndërtesa do të ketë apartamente, dyqane tregtare zyra dhe hotele.

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Bond Tower nga OODA

Downtown One Tirana nga MVRDV:

Një tjetër ndërtesë në listën e projektuar nga MVRDV është Downtown One Tirana, e cila është deri më tani dhe ndërtesa më e lartë në vend.

Ndërtesa 150 metra e lartë, e cila është kryesisht e kompletuar, ndodhet pranë Piramidës së Tiranës . Karakteristika e tij përcaktuese është fasada me drita që synon të duket si  "harta" e Shqipërisë.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë”, tha Maas. "Dhjetë vjet më parë ishte vendi më i varfër në Evropë. Tani është një vend me energji dhe ambicie, që punon drejt përmirësimeve të mëdha ekonomike," vazhdoi ai.

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Downtown One Tirana nga MVRDV

"Grand Park Skyline" nga Valerio Olgiati:

E projektuar për të kapërcyer përfundimisht Downtown One Tirana si ndërtesa më e lartë në vend, projekti gjigant, "Grand Park Skyline", do të marrë jetë pranë Liqenit Artificial të kryeqytetit, duke shtuar një strukturë madhështore në horizontin e qytetit.

Projekti, i konceptuar nga arkitekti i njohur zviceran Valerio Olgiati, përfshin dy struktura rezidenciale, të gjitha me fokus në luks dhe harmoni me mjedisin përreth. Kompleksi pritet të ofrojë: 530 apartamente rezidenciale, 184 dhoma hoteli, dy restorante luksoze, pishinë, banjë dhe palestër në çati, mbi 800 vende parkimi nëntokë.

Ndërtesat janë projektuar për të maksimizuar dritën natyrore dhe për të ofruar pamje panoramike të parkut dhe liqenit, duke premtuar një përvojë jetese dhe mikpritjeje të klasit botëror.

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
"Grand Park Skyline" nga Valerio Olgiati

Puzzle Tirana nga Network of Architecture and Atelier4:

Studiot e arkitekturës Network of Architecture dhe Atelier4 kanë projektuar “Puzzle Tirana”, 71 metra të lartë me një fasadë blloqesh të spikatura, të dizajnuara për t'i ngjasuar një fshati. 

Pjesa e jashtme e ndërtesës së jashtëzakonshme duket më shumë si një vepër arti, sesa një ndërtesë dhe do të ndërtohet nga disa shtëpi grumbull me njëra-tjetrën.

Ndërtesa do të jetë 32,700 metra katrorë hapësirë ​​komerciale, apartamente, penthouse dhe një hotel.

“Koncepti i projektit vjen nga shkrirja e dy botëve: urbane dhe rurale, në një ndërhyrje të vetme arkitekturore”, tha për Dezeen themeluesi i studios Lukas Rungger.

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Puzzle Tirana nga Network of Architecture and Atelier4:

Tirana Vertical Forest nga Stefano Boeri:

Arkitekti italian Stefano Boeri ka dizenjuar "Pyllin Vertikal " në Tiranë. Një ndërtesë e cila është programuar që fillim për të qenë e mbushur me bimë dhe lule shumëngjyrëshe.

I quajtur Pylli Vertikal i Tiranës, ndërtesa me fasadë prej xhami ka ballkone me gjelbërim. Kulla u planifikua për të pasur 3200 bimë dhe 145 pemë. Në këtë kullë 21-katëshe ka 105 apartamente. 

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Tirana Vertical Forest nga Stefano Boeri:

Bulevardi i Ri nga “Chybik + Kristof”:

Studioja e arkitekturës çeke Chybik + Kristof ka projektuar një kullë e cila do të jetë e veshur me beton të kuq. Kjo ndërtesë e cila quhet Kulla Multifunksionale e Tiranës është projektuar për tu ndërtuar në Bulevardin e Ri në Tiranë dhe do të përfshijë teatrin e ardhshëm të operës BIG aty pranë.

Ambienti i brendshëm do të ketë një sipërfaqe prej 17,500 m2, e shpërndarë në dy kate. Pjesa më e madhe e hapësirës së disponueshme të dyshemesë do të zërë njësitë e banimit, megjithatë katet e para do të përdoren si zyra.

Shtatë rrokaqiejt e pazakontë që do të transformojnë
Kulla Multifunksionale e Tiranës nga “Chybik + Kristof”:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese