Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarja u gjet e vrarë në rrugë, autori i dyshuari bashkëshorti i saj, i denoncuar disa herë për dhunë

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarja u gjet e vrarë në rrugë, autori i dyshuari
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Menidi të Greqisë, ku u gjet e vrarë me thikë një 40-vjeçare shqiptare.

40-vjeçarja u gjet e pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm, teksa dyshohet se autori i kësaj ngjarje është bashkëshorti i saj. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja në fjalë kishte denoncuar tre herë bashkëshortin e saj për dhunë në familje, dhe hera e fundit ka qenë pak ditë më parë, për Pashkët.

Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish burri u arrestua. Edhe pse burrit i ishte e ndaluar të jetonte me bashkëshorten, pas lirimit nga brgu ajo e kishte futur sërish në banesë, duke i dhënë kështu një mundësi të dytë.

Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).

Gruas i është ofruar një qendër për të jetuar, ku ka edhe gra të tjera të dhunuara nga bashkëshortët, por që nuk ka pranuar. Sakaq, policia greke është vënë në kërkim të bashkëshortit të 40-vjeçares, i cili është autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese