Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarja përjeton momente tmerri, dhunohet, përdhunohet e goditet me thikë nga 27-vjeçari në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarja përjeton momente tmerri, dhunohet, përdhunohet e goditet me
Ndertesa ku u gjet e reja

Një 33-vjeçare shqiptare ka përjetuar momente të tmerrshme në duart e një 27-vjeçari në Omonia, Athinë.

33-vjeçarja është përdhunuar, dhunuar dhe goditur me thikë dhe më pas është lënë në një ndërtesë të braktisur.

Policia ka qenë duke ushtruar disa kontrolle në Omonia, ku ka gjetur autorin me një thikë të gjakosur, më pas kanë nisur kërkimet më të thelluara në zonë, ku kanë dëgjuar shqiptaren teksa thërriste për ndihmë.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e parë të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë, ku ka konstatuar një derë të mbyllur me dry. Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën 33-vjeçaren nga Shqipëria, të lidhur me plagë thike në këmbë dhe mavijosje në të gjithë trupin.

Vajza ka thënë se nuk kishte shumë kohë që e njihte të riun, por që kishin rënë dakord që të shkonin në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Mirëpo shqiptarja nuk e dinte se sapo të futej në banesën e tij do të përjetonte momente “ferri”.

Pasi gruaja ka hyrë në shtëpinë e tij, 27-vjeçari e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj. Më pas ai ka vazhduar ta rrahë deri në momentin që ka humbur ndjenjat. Vajza thotë se kur është zgjuar e ka gjetur veten të lidhur në ndërtesën e braktisur dhe më dhimbje në gjithë trupin.

Autori ka rënë në prangat e policisë greke dhe është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese