Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarja hidhet në dritarja hotelit për t’i shpëtuar bashkëshortit, e bija e përgënjeshtron: Nuk e ka dhunuar por…

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarja hidhet në dritarja hotelit për t’i shpëtuar
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 45-vjeçare shqiptare është hedhur nga dritarja e një hoteli në Janinë pas kërcënimeve të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj. Shqiptarja e kishte denoncuar më 11 shkurt bashkëshortin e saj në polici për dhunë në famije.

Ajo ishte larguar nga banesa së bashku me dy vajzat e saj dhe ishte vendosur në një hotel në Janinë pas refuzimit të propozimit të policisë, për të dërguar atë dhe 2 vajzat në një vendstrehim të sigurtë.

Ndërkohë ditën e sotme, bashkëshorti i shqiptares arriti të lokalizonte vendin se ku ajo  me vajzat po qëndronte. Në momentin e parë që 45-vjeçarja mësoi se bashkëshorti ndodhej në recepsionin e hotelit, në panik e sipër ajo është hedhur nga dritarja e katit të 3-të e hotelit. Tashmë ajo ndodhet në ambientet e spitalit jashtë rreziku për jetën, por ka marrë plagë të shumta në trup.

Në deklaratën e dhënë për media, vajza e çifit ka mohur që i babai të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre, por kanë pranuar se ka patur kërcënime nga ana e tij.

“Jo, nuk ka pasur dhunë Vetëm një kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Ne jetonim të gjithë së bashku, por asgjë nuk kishte ndodhur dhe as nuk dinim asgjë më parë. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë”, thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me nënën në spital.

Ndërkohë menaxheri i hotelit shpjegon se ata nuk kishin dhënë asnjë informacion për 45-vjeçaren, ndërsa në momentin që ajo ka mësuar se ai ndodhet në hotel, ajo është hedhur nga kati i 3-të.

 “Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po pyeste për të. Nuk i kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kur e kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja”, shpjegon ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese