Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptari në Britani tentoi të vriste gruan me thikë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptari në Britani tentoi të vriste gruan me thikë, zbardhet
Policia britanike/ Petrit Zefin

Detaje të reja kanë dalë nga gjyqi për 44-vjeçari, Petrit Zefi i cili tentoi të vrasë gruan e tij Natalie me thikë.

Gjykata angleze shpalli fajtor dhe e dënoi me 15 vite burg, Petrit Zefin i cili prej vitesh ishte përdorues i alkoolit, xheloz dhe kishte hyre ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ndërsa sot u shpall fajtor dhe u dha dënimi me 15 vite burg, mediat britanike kanë zbardhur detaje dhe dëshmi nga salla e gjyqit.

Mësohet se Zefi i cili hyri ilegalisht në Britani në 2000 nëpërmjet kamionit, ishte një njeri aq kontrollues saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve të tyre, të ketë telefonin e saj ose të shkojë kudo vetë.

Ndërsa ngjarja tonditëse ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar. Gruaja e tij, Natalie dhe dy vajzat qëndronin në shtëpinë e mikës së saj, Katie Cook në Neëquay. Zefi shkoi në shtëpinë e mikës së gruas, dhe fillimisht ka mbyllur derën ku ndodhej Katie dhe vazja e tij e madhe Hana, më pas pasi ka marrë një thikë në kuzhinë ka shkuar në dhomën ku po qëndronte gruaja e tij dhe e ka goditur disa herë me thikë.

“Zefi hyri në dhomë, mbylli derën pasi kishte marrë më parë një thikë shumë të mprehtë nga kuzhina, më pas u hodh mbi gruan e tij ndërsa ajo ishte shtrirë në shtrat me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Ai goditi gruan e tij një herë në majë të kokës, gjë që bëri që maja e thikës t’i këputej dhe t’i futej në kafkën e saj, më pas e goditi përsëri me thikë në majë të kokës. Më pas Natalie ngriti krahun në vetëmbrojtje dhe Zefi e goditi me thikë në kyçin e majtë.”

Ndërsa Natalie bërtiste, vajza dhe mikja e saj u futën në dhomë dhe arritën të parandalonin krimin. Shqiptari hodhi thikën dhe u largua nga shtëpia duke bërtitur se “ajo po më mashtron” dhe më pas u arrestua nga policia jashtë një lokali aty pranë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese