Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptari me dy emra prangoset në Itali, është dënuar me 15 vjet burg për trafikim njerëzish, Interpoli gati ekstradimin

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptari me dy emra prangoset në Itali, është dënuar me 15

Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Itali falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës. Ai është dënuar me 15 vjet burgim, për trafikim të qenieve njerëzore.

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese