Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një 52-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në ambientet e kompanisë së tij. Fillimisht, dyshohej se vdekja kishte ardhur për shkak të problemeve shëndetësore, por hetimet e mëvonshme zbuluan se bëhej fjalë për një akt kriminal.
Sipas mediave italiane, viktima, Artan Kaja, u gjet pa jetë më 7 janar nga bashkëshortja e tij në magazinën e fabrikës së letrës që ai zotëronte. Policia, pas një hetimi të thelluar, ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen.
Artan Kaja, baba i dy fëmijëve, kishte jetuar dhe punuar prej vitesh në Itali, duke ndërtuar një jetë të qetë me familjen e tij. Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.