Policia e Rodosit, Greqi, ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 25 dhe 26 vjeç, të dyshuar për përfshirje në trafik droge. Operacioni zbuloi se trafiku drejtohej nga një tjetër shqiptar, 31 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Gjatë kontrolleve në banesën e dy të arrestuarve, policia sekuestroi 34 gramë kokainë, 411 gramë kanabis të papërpunuar, 17 pako me preparate farmaceutike, dy peshore precize, dhe 1175 euro në para të gatshme.
31-vjeçari, i cilësuar si drejtuesi i rrjetit, kishte organizuar trafikun nga qelia. Ndërkohë, 25-vjeçari rezultoi se ishte në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në Greqi.
Sondazh
Poll