Një shqiptar dhe një shtetas italian janë ekstraduar në vendin tonë gjatë orëve të fundit. Bëhet fjalë për një italian të dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie, dhe një shqiptar i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Italiani është ndaluar në vendin e tij të origjinës dhe është ekstraduar në Tiranë përmes Interpol, për t'u përballur me drejtësinë, kurse shqiptari është lokalizuar dhe ndaluar në Vjenë, Austri.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për:
- ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;
- ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.