Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptari çudit Policinë e Dubait, i gjejnë në shtëpi 8 miliardë lekë cash: I kam për shpenzime ditore!

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptari çudit Policinë e Dubait, i gjejnë në shtëpi

Një eksponentë i njohur i botës së krimit, nga Shqipëria, është ndaluar nga autoritetet në Dubai dhe policët në zbatim të ligjit janë detyruar t'i kontrollojnë shtëpinë. Por kur kanë mbërritur atje, policët janë çuditur nga ajo që kanë gjetur.

8 milionë euro ose 8 miliardë lekë shqiptare i janë gjetur cash shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se tashmë është i lirë në vendin e konsideruar si "Perla e Gjirit".

Këtë detaj e ka treguar sot gazetari Eni Ferhati, i zbuloi për Euronews Albania dhe se çfarë u kishte thënë shqiptari policëve të Dubait.

“Në një nga ndalimet e këtyre shqiptarëve që mbahen për 30 ditë e më pas lirohen. Gjatë kontrollit në banesën e një shqiptari, autoritet e policisë së Dubait gjetën 8 milionë euro cash, atyre u bëri përshtypje se përse një shumë kaq e madhe mbahej në banesë ndërkohë që ti mund ti çosh në bankë e askush nuk të kërkon të thuash se ku i gjete.

Përgjigjja e eksponentit të kërkuar nga policia por që tashmë gëzon lirinë atje, kishte çuditur edhe policinë e Dubait pasi ai ishte përgjigjur se këto para i kishte për shpenzime ditore, pasi të tjerat i kishte në bankë”, është shprehur Eni Ferhati.

Shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, por dhe nga partnerët, strehohen në Dubai për shkak se vendi kryesisht nuk lejon ekstradimet. Së fundmi, Policia Shqiptare njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet në Emirate kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Durim Bami, i cilësuar si "i forti" i Niklës.

Me interes pritet vendimi që do të merret pas 30 ditësh në paraburgim, nëse Dubai do të lejojë ekstradimin e Durim Bamit përmes procedurës me deportim, apo do t'i ofrojë atij lirinë dhe një jetë mes luksit në Perlën e Gjirit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese