Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët u shpallën “të padëshiruar” në Serbi, Ministria e Jashtme i kërkon sqarime ambasadorit Vukçevic

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët u shpallën “të padëshiruar” në
Foto ilustruese

Dy shqiptarë janë ndaluar dhe larguar nga territori i Serbisë, të cilët janë përfaqësues të shoqërisë civile dhe kishin marr pjesë në një seminar në Beograd. Për të dhënë arsye mbi këtë çështje, Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin e Serbisë, Slobodan Vukçevic.

Ajo shpreh keqardhjen dhe shqetësimin serioz për ndalimin e dy shqiptarëve duke thënë se ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët. Ndër të tjera ajo Ministria kërkon mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

 “MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd”, shprehet Ministria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese