Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqipëria “vjedh” vëmendjen e BBC dhe publikon reportazhin e veçantë: Një udhëtim mes së kaluarës dhe së ardhmes

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria “vjedh” vëmendjen e BBC dhe publikon reportazhin
Foto ilustruese

Nga një vend i izoluar për dekada, Shqipëria po kthehet pak nga pak në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët evropianë. Këtë fundjavë, BBC do të shfaqë një reportazh të veçantë nga gazetari Qasa Alom në emisionin “The Travel Show”, duke vënë në qendër të vëmendjes transformimet që ka pësuar vendi ynë që nga rënia e diktaturës.

Katër dekada pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, i cili për 40 vite sundoi me dorë të hekurt, Alom udhëton në Shqipëri për të zbuluar sesi trashëgimia e së kaluarës po i shërben një brezi të ri. Ai ndalet në Tiranë, ku një monument i kohës së diktaturës është ridimensionuar dhe kthyer në një simbol të ndryshimeve.

Reportazhi sjell gjithashtu historinë e një shefi kuzhine që dikur u largua nga vendi, por tani është kthyer për të ofruar një këndvështrim të ri mbi kuzhinën tradicionale shqiptare. Ndërkohë, në jug të vendit, Alom viziton Butrintin, një perlë arkeologjike e mbetur disi në hije dhe më pas përballet me sfidën e notimit drejt Korfuzit, për të përkujtuar ata që u larguan nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

"40 vjet pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, sundimi katër dekadash i të cilit mbi Shqipërinë e çoi atë në izolim dhe varfëri, Qasa Alom eksploron se si ka ndryshuar vendi për udhëtarët që vijnë atje dhe për njerëzit vendas.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ai mëson se si një monument i diktatorit të ndjerë është ripërdorur dhe ridizajnuar për një brez të ri, përpara se të takonte një shef kuzhine që dikur iku nga vendi dhe tani është kthyer për t'i dhënë një kthesë të re kuzhinës tradicionale shqiptare.

Në rajonin jugor të vendit, Qasa viziton thesarin arkeologjik pak të njohur të Butrintit, përpara se të tentojë të marrë pjesë në një notim për në Korfuz në kujtim të atyre që ikën nga e njëjta rrugë gjatë sundimit të Hoxhës," shkruhen BBC. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Travel Show (@bbctravelshow)

Ky reportazh është një mundësi e jashtëzakonshme për të parë sesi Shqipëria po përballet me të kaluarën dhe po ndërton një të ardhme të re, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese