Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria “thyen” rekord, 11.7 milionë turistë të huaj gjatë vitit 2024

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria “thyen” rekord, 11.7 milionë turistë
Shqiperia

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka bërë publike shifrat teksa thekson se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse duke konsoliduar një ofertë turistike të diversifikuar.

11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15.2% krahasuar me vitin 2023.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se këto shifra e bëjnë vitin 2024 një vit rekord duke na dëshmuar se Shqipëria nuk është thjesht një kuriozitet i momentit.

“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj.

Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, shkruan Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese