Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria rikthen vizat me shtetin aleat të Putinit

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria rikthen vizat me shtetin aleat të Putinit
Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë ka vendosur rikthimin pjesërisht të vizave me Bjellorusinë.

Me anë të një vendimi të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozim të ministrit Igli Hasani, Shqipëria ka rikthyer vizat për zyrtarët e Bjellorusisë, vendit që mbështet presidentin rus, Vladimir Putin.

Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes do të shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

Kujtojmë se midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë qëndronte në fuqi një marrëveshje e nënshkruar më 27 dhjetor të vitit 2019 në Moskë, nga ambasadori shqiptar në Rusi, asokohe Arben Gazioni, dhe homologu i tij Vladimir Semashko.

Kjo marrëveshje nisi të zbatohej nga 19 shkurti i vitit 2020 dhe që prej aso kohe qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtonin lirshëm.

Vendimi:

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.        Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

2.        Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese