Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqipëria një hap tjetër drejt Europës! Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri më 17 dhjetor, zbardhen kapitujt

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria një hap tjetër drejt Europës! Konferenca e

Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme, duke konfirmuar mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor.

Takimi i tretë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror do të mbahet në Bruksel më 17 dhjetor 2024.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

BE ka hapur tashmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për Klasterin 1: Bazat.”

Ky vendim përkon me presidencën hungareze të BE-së dhe shënon hapin e radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

"Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor.

 Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate", - thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese