![Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Britaninë për](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1734095746xscreenshot-23-350.jpg)
Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Sekretari i dytë i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridley kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi.
Në këtë ceremoni u nënshkrua një plan masash konkrete për forcimin e dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të forcimit të sigurisë dhe rendit në dy vendet tona.
“Kënaqësi të nënshkruanim së bashku me Sekretarin e dytë të Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, z Simon Ridley në prani të Shkëqesisë së Tij Ambasador British Embassy Tirana z. Nick Abbott një plan masash konkrete për forcimin e dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të forcimit të sigurisë dhe rendit në dy vendet tona.
Ministria e Brendshme Policia e Shtetit së bashku me Ministria e Drejtesise Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të përkushtuar për fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike në përballje me format dhe trendet më të fundit të kërcënimeve ndaj sigurisë”, shkruan Lamallari ndër të tjera.