Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria nën valën e të nxehtit afrikan, mësoni si do të jenë temperaturat për sot

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria nën valën e të nxehtit afrikan, mësoni si do
Foto Ilustruese

Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të anticiklonit afrikan.

Këtë të enjte moti parashikohet shumë i nxehtë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 36 deri në 40 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ku ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën  e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese