Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria në “black out”, OST zbulon shkakun: Defekti erdhi nga linja me Greqinë

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria në “black out”, OST zbulon shkakun: Defekti
Foto ilustruese

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar pasi shumë qytete të vendit tonë për gati 20 minuta ishin pa energji elektrike.

Përmes një reagimi zyrtar OST sqaron se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

Nga kqyrja paraprake rezulton se volumet e larta të transmetimet si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktare të shkëputjes së energjisë elektrike.

OST është duke punuar dhe po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumtatorët.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njofton OST.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese