Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria "mbërthehet" nga ngrica e dëbora, Haki Çako zbulon situatën nga terreni

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria "mbërthehet" nga ngrica e dëbora, Haki
Foto ilustruese

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka reaguar në lidhje me situatën në vend teksa Shqipëria është "mbërthyer" na moti i keq me reshje të shumta shiu dhe dëbore.

Haki Çako thotë se situata vazhdon dhe të mbetet alarmante ndërsa të gjitha srukturat shtetërore dhe ekipet e emergjencës janë në gashishmëri për tu përballuar me kushtet e vështira atmosferike.

Ndër të tjera ai thotë se veriu vijon të mbetet e prekur nga reshjet e dëborës si dhe është ndërhyrë dhe gjatë natës në disa qarqe problematike për të përmirësuar qarkullimin.

Vendi është përfshirë në reshje të shumta dëbore dhe shiu pothuajse në të gjithë territorin e Republikes. Në këto kushte, kështu siç është njoftuar të gjitha institucionet kanë marrë masa. Aktualisht mund të themi që zona e Veriut është e përfshirë e gjitha në reshje dëbore, ajo që vlen të theksohet se akset nacionale janë të hapura të komunikojnë lirshëm.

Gjatë 24 orëve që kemi kaluar të gjitha strukturat kanë qenë në operacion të plotë. Ashtu si kurse është ndërhyrë në disa qarqe dhe gjatë natës”, tha Haki Çako.

Kujtojmë që qarqet më problematike paraqiten ruga e Arbrit në Qafën e Murrizit, disa rrugë në Dibër dhe zona të tjera malore në veri dhe lindje të vendit, ku bora dhe ngricat kanë vështirësuar qarkullimin.

Paralamërime janë lëshuar në të gjithë vendin për shoferët e automjeteve me qëllim për të treguar kujdes në lëvizje në këto akse si dhe të shmangen qarkullimet e panevojshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese