Shqipëria dhe Republika e Moldavisë kanë arritur një marrëveshje për konvertimin e lejeve të drejtimit.
Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare për patentat e shoferëve, të propozuar më herët nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Për mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshëm të kategorisë AM, Al, A2, A, B1, B, BE, Cl, C1E, C, CE, Dl, D1E, D dhe DE, të lëshuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë në çdo kohë pas hyrjes në territorin e Republikës së Moldavisë dhe pasi pajisjen me "leje qëndrimi", mund të konvertojnë lejen e drejtimit Shqiptare në një Moldave, dhe anasjelltas, në të njëjtën kategori, pa ju nënshtruar testit teorik apo praktik.
Marrëveshja hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Vendim i Këshillit të Ministrave:
Miratimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.