Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e
Firmosja e marrëveshjes në Baku

Shqipëria ka nënshkuar marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për krijimin e një kompanie të përbashkët energjetike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Belinda Balluku, e cila nga Baku bëri me dije marrëveshjen KESH-Masdar për krijimin e kompanisë së përbashkët që do investojë në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua në Azerbajxhan, në mjediset COP29, mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar.

“Gjatë zhvillimit të COP29 në Baku, ku ne kemi fatin e madh që të përmovojmë një Shqipëri që prodhon 100 përqind energji të rinovueshme. Sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit  me gjigandin Masdar. Kompania emiratase, e cila bashkëpunon prej kohësh në Ballakan, por që tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishëm me korporataten energjitike shqiptare. Krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të zgjidhë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri,” tha Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese