Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shqipëria, anëtar në rritje i Interpolit”, Balla: Do sjell para drejtësisë të gjithë të arratisurit

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria, anëtar në rritje i Interpolit”, Balla: Do
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Këtë të enjte është përmbyllur konferenca e 51 rajonale europiane e Interpolit që u zhvillua në Tiranë. Në nisje të konferencës ka mbajtur fjalën Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se Shqipëria është anëtar i dukshëm në rritje i Interpolit.

Ai foli sërish për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve si një mënyrë për të goditur krimin e organizuar.

“Në emër të qeverisë time do të doja të shprehja gatishmërinë për të rritur asistencën tonë dhe gjithashtu buxhetin në mbështetje të asaj çfarë Interpol bën. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sa i përket sigurisë të gjithë sytë janë nga ju.

Nuk mund të neglizhojmë dot domosdoshmërinë që secili të bëjë pjesën e tij. Shqipëria është një aktor i dukshëm në rritje si edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europën Juglindore. Siç përmenda edhe gjatë ceremonisë hapëse ne do bëjmë disa ndryshime për një ligj të ri në Policinë e Shtetit shqiptar dhe gjithashtu në Zyrën e Rikuperimit të Aseteve që për ne është një aset i madh për të gjurmuar krimin e organizuar aty ku ka më shumë peshë.

Ju e dini më mirë se unë se ju jeni ekspertët dhe unë jam studenti që kjo është mënyra për të luftuar krimin e organizuar për të shkuar tek asetet dhe tek paratë”, tha Balla.

Ministri tha se Shqipëria do ta luftojë pandëshkueshmërinë dhe do të sjellë para drejtësisë të gjithë të arratisurit. 

“Jam mirënjohës çfarë kemi bërë së bashku muajt e fundit”, - tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese