Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqipëria 49' nën lupën e CIA-s: Si t’i ndihmojmë grupet e rezistencës!

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria 49' nën lupën e CIA-s: Si t’i ndihmojmë
Revista Newsbomb.al

Nga RETIN TOKA

Një vend i vogël me reliev malor shtrihej përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit. Natyra i kishte falur gjithçka të bukur dhe të mrekullueshme, saqë ndërkombëtarët e shihnin gjithmonë me zili, ku e ku të shtrinin duart për ta përvetësuar. Shqipëria, ka qenë dhe mbetet gjithmonë në qendër të interesave strategjike të Fuqive të Mëdha.

Pas luftës së Dytë Botërore, shteti ynë u gjend e kapur mes interesave të Greqisë, Italisë, Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Historianët e kohës tregojnë versione të ndryshme për vendin tonë të asaj periudhe, megjithatë revista Newsbomb.al do të sjellë për lexuesit një raport të CIA-s të përpiluar në qershor të vitit 1949, ku tregon situatën e asaj kohe në vendin tonë. Për herë të parë, ky material do të shohë dritën e botimit që për shumë kohë ka qenë i klasifikuar si “Top Secret”.

Si na shihnin amerikanët dhe çfarë strategjie kishin për të përmbysur regjimin totalitar të Enver Hoxhës? Politika dhe strategjitë e fuqishme të shteteve të mëdha, përplasnin interesat e tyre përballë një kombi që, edhe pse i vogël, kishte rëndësi të jashtëzakonshme gjeostrategjike. Raporti tanimë i deklasifikuar i CIA-s ofron një dritare për të parë tensionet, rezistencën, dhe përpjekjet për mbijetesë të Shqipërisë, që ishte lënë në harresë.

Shteti policor i krijuar nga Enver Hoxha kishte izoluar shqiptarët nga bota perëndimore. Tensionet e brendshme, përçarjet në marrëdhëniet ndërkombëtare, njësitë guerrile që vepronin në veri të vendit, kishin krijuar një panoramë të çuditshme, njësoj si regjimi autoritar i diktatorit. “Pozicioni strategjik i Shqipërisë ka krijuar prej kohësh një pikë konflikti mes interesave të fuqive të mëdha”, përshkruan CIA, duke theksuar rëndësinë e pozicionit të saj në hyrjen e Adriatikut dhe në afërsi të kufijve me Greqinë dhe Jugosllavinë.

Amerikanët shohin gjithçka në detaje. Madje japin edhe rekomandime të rëndësishme që mund të ndikonin në të ardhmen e Shqipërisë.

Por, sa u arrit? Pse ky raport nuk u publikua kurrë dhe çfarë synonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës? A i trembeshin ata lidhjes së drejtëpërdrejtë të Tiranës zyrtare me Moskën? 440 mijë shqiptarët e Kosovës, nën regjimin jugosllav, pse u panë si problem për t’u zgjidhur nga SHBA-të? Kush ishte sipas tyre personi në emigrim që duhej mbështetur për të krijuar një komitet kombëtar për rrëzimin e Enver Hoxhës? Cilat shtetet shiheshin si partnerë kryesorë për të ndërhyrë në Shqipëri?

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 37-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese