Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen për herë të dytë më datën 20 dhjetor. Mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve do mbahet në Prishtinë në orën 11:00 në sallën e seancave plenare në një seancë të përbashkët.
Axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, ndërsa burime pranë parlamentit të Kosovës, bëjnë me dije se në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve.
Sa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 të tillë ndërsa i pranishëm do jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Sondazh
Poll