Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaron se ngjarja është regjistruar në një kantier në ndërtim, si dhe nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
"Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar," njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll