Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi i digës në Bunec, procedohet penalisht administratori

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi i digës në Bunec, procedohet penalisht administratori
Pamje nga diga ne Bunec

Një sasi prej mbi 15 mijë metra kub ujë u shkarkua papritur nga ujëmbledhësi i hidrocentralit në fshatin Sasaj, në Sarandë, pasi diga pësoi një çarje rreth mesditës së djeshme, 16 janar.

Nga hetimet e kryera për shkakun e këtij shpërthimi, Specialistët për Hetimin e Krimeve Të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori, ku për këtë ngjarje është duke u proceduar penalisht administratori i digës, shtetasi Vangjel Ngjelo.

Njoftimi i plotë:

Ka nisur procedimi për shtetasin me iniciale V.N, 68 vjeç, banues në Gjirokastër për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dje rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, ku si pasojë  është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.

Rikujtojmë se uji arriti deri në plazhin e Bunecit, ku dëmtoi kabina elektrike dhe rreth 12 biznese të vogla, kryesisht ato sezonale. Ndërkohë sipas raportimeve të sotme nga banorët e zonës, energjia elektrike është rikthyer në disa fshatra të vendit, në Borsh, Piqeras, Lukovë, Bunec, Shën Vasil, Fterrë dhe Nivicë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese