Një shpërthim me lëndë plasëse është shëmuar orët e para të mëngjesit në lagjen "Tre Heronjtë", në Shkodër.
Policia njofton se lëna plasëse është hedhur në banesën e shtetasit Adrian Fierzë, nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e këtij shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Në lagjen "Tre Heronjtë", në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Sondazh
Poll