Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Fushë Krujë, zbardhen detajet

Shkruar nga Newsbomb

Shpërthim me tritol në portën e një banese në
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurtit.

Në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të 50-vjeçarit, si edhe nëna e tyre e moshuar. Të gjithë pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në momentin që ka shpërthyer tritoli, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Banesa ndodhet pranë aksit Fushë-Krujë-Tiranë, aks nga i cili dyshohet të jenë larguar edhe autorët. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

Nuk dihen shkaqet apo motivi i vendosjes së tritolit, ndërsa pasi familja Kurti nuk njihet si problematika dhe asnjë prej personave nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ata merren me biznesin e mobilierisë.

"Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Alfred Kurti, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa u ngritën postblloqe në akset që lidhin Fushë Krujën me pjesën tjetër të vendit me qëllim kapjen e autorëve. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese