Një lëndë plasëse është vendosur në afërsi të një lokali në fshatin Razëm, në Malësinë e Madhe.
Policia njofton se si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Sondazh
Poll