Një shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar mbrëmjen e sotme pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot” në Tiranë.
Në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim dhe menjëherë policia ka dalë në terren për të kryer vëzhgime në zonë.
"Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Sondazh
Poll