Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërtheu me tritol magazinën në Durrës, shpallet në kërkim 24 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Shpërtheu me tritol magazinën në Durrës, shpallet në
Foto ilustruese

Uniformat blu kanë identifikuar një 24 vjeçar si përgjegjës për vënien e lëndës plasëse “tritol” në një magazinë në Durrës , mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:45, pak para mesnate, ku u raportua për një shpërthim në një magazinë të fshatit Shkafane.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë shkaqet se përse i dyshuari ka ndërmarrë këtë akt.

Autor i dyshuar është shtetasi 24 vjeçar, banues në fshatin Rrotull, i cili është shpallur në kërkim nga policia ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit , rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit, 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull.

Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese