Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në ecje e sipër në aksin rrugor Kuç- Himarë, pranë fshatit të Kudhësit në qarkun e Vlorës.
Burime për media bëjnë me dije se gjatë shpërthimit të flakëve, në mjet ndodheshin 2 persona.
Fatmirësisht si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pasagjeri kanë shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar nga flakët.
Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa dyshimet e para të zjarrit lidhen me defekte teknike të makinës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sondazh
Poll