Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku bombula e gazit ka shpërthyer në një banesë.
Për pasojë një grua ka mbetur e lënduar dhe për shkak të plagëve të marra është transportuar në spital për kujdes të specializuar mjekësor. Incidenti ka ndodhur në një apartament, në katin e dytë të një pallati.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa xhamat e dritareve nga presioni i madh kanë "fluturuar" në rrugën kryesore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës. Sakaq, ka dyshime se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit.
Sondazh
Poll