Një bombol ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune në një banesë në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se bombola ka shpërthyer në banesën e shtetases me ininciale A.M.
Si pasojë ajo ka marrë lëndime po fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime të lehta fizike jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.
Sondazh
Poll