
Foto ilustruese
Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pas më shumë se tre ditësh duke luftuar për jetën në spital. 67-vjeçari mori plagë të shumta për shkak se një bombol gazi i shpërtheu brenda në banesë.
Shqiptari ndërroi jetë në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ishte shtruar në repartin e djegieve. Ende nuk dihen detaje të ngjarjes, por ka dyshime se shkak është bërë një defekt i bombolës.
Mediat italiane bëjnë me dije se kapiteni i kompanisë së karabinierëve Sessa Aurunca Russo po heton për zbardhjen e dinamikës së incidentit.
Sondazh
Poll