
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas u zbulua se shpërndante drogë duke përdorur një biçikletë elektrike. Policia vuri re sjellje të dyshimta të shqiptarit dhe vendosi të bëjë kontroll fizik dhe kontroll banese.
Qeni antidrogë "Jessy", zbuloi të paktën 30 doza kokainë, por ajo që ra në sy ishte shuma e valutës cash, plot 10 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti i trafikut të paligjshëm.
Prokuroria e Cassino urdhëroi arrestimin e të riut, informon media italiane.
Gjyqtari për Hetimet Paraprake, në bazë të provave të mbledhura, ka vërtetuar arrestin dhe masën reale të sekuestrimit të pasurisë, duke urdhëruar të dyshuarin t'i nënshtrohet masës së sigurimit detyrimin për t'u paraqitur çdo ditë në policinë gjyqësore.