Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërndanin kanabis në zonën e Kombinatit, bien në prangat e policisë 4 persona (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndanin kanabis në zonën e Kombinatit, bien në prangat e
Pamje nga kanabisi i sekuestruar në Tiranë

4 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi u kapën në flagrancë me doza të paketuara kanabisi, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”, u pikasën në rrugën “Fabrika e Qelqit” një grup personash të dyshimtë, të cilët janë ndaluar për kontroll të mëtejshëm.

Gjatë kontrollit të mjetit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, ku një pjesë ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Si pasojë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Saimir Çopani, 29 vjeç, Bruno Çerma 32 vjeç, Ervis Guma, 37 vjeç dhe Rigert Shani, 37 vjeç.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Green". 

Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Fabrika e Qelqit", dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese