Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon nënkomisarin në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon nënkomisarin në Vlorë
AMP dhe Komisariati i Vlorës

AMP pas një hetimi disa mujor ka përjashtuar nga rradhët e policisë nënkomisarin M.Q., i cili aktualisht mban detyrën OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në Gjirokastër.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e Prokurorisë në Vlorë, ka rezultuar se nënkomisari M.Q., ka shpërdoruar detyrën duke mos referuar materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër), pas një hetimi disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurimit "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" ndaj punonjësit të Policisë, Nënkomisar M.Q. Ai është aktualisht me detyrë OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Gjirokastër.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i Policisë në kohën kur ishte me detyrë në DVP Vlorë, nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale "Shpërdorim i detyrës".

Vijojnë hetimet për raste të tjera të veprimeve të paligjshme të kryera nga ky punonjës policie.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese